​Çdo gjë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Komunën e Prishtinës

Kosova

​Çdo gjë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Komunën e Prishtinës

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:47

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit Arbërie Nagavci mbajti sot takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, për të diskutuar fillimin e nesërm të vitit të ri shkollor dhe përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e tij.

Në takim u tha se është përmbyllur edhe afati i dytë i pranimit të nxënësve në klasën e 9-të, dhe për herë të parë nuk ka asnjë përsëritës në shkolla të mesme. Gjithashtu, janë përmbyllur konkurset e pranimit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat dhe te gjitha vendet e punës janë të plotësuara me kuadër adekuat, janë siguruar edhe zëvendësimet për rastet që janë paraqitur për pushime mjekësore etj.

Drejtoresha Nagavci përmendi edhe investimet që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në infrastrukturën shkollore të Prishtinës, me ç‘rast janë rinovuar 48 shkolla në kryeqytet, në 31 shkolla dhe institucione parashkollore janë montuar rezervuarët e ujit, në 6 shkolla janë rikonstruktuar nyjat sanitare, ndërkaq po ashtu janë rikonstruktuar dhe gëlqerosur 8 objekte tjera shkollore. Vlera e këtyre projekteve kalon shumën prej 350 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat