Të gjithë serbët të bashkuar në Kosovë - për ta nuk ka më veri dhe jug

Kosova

Të gjithë serbët të bashkuar në Kosovë - për ta nuk ka më veri dhe jug

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:29

“'Asociacioni i Komunave serbe do të jetë bazë e qëndrimit të serbëve në Kosovë, sepse për herë të parë mjediset me shumicë serbe do të jenë të bashkuara dhe do të veprojnë të bashkuara”, ka thënë Goran Rakiq.

Ai ka shtuar se nuk ka më ndarje në mjediset në jug dhe në veri të Ibrit.

Duke folur mbi Marrëveshjen për AKS-në që u arrit në javën e shkuar në Bruksel, Rakiq ka thënë se AKS me kompetencat që i ka me marrëveshje, popullit serb në Kosovë do t’i mundësojë që legalisht dhe ligjshmërish të zgjidhë problemet e veta jetësore si dhe problemet kombëtare.

Kjo për faktin se, ka thënë ai, drejtpërdrejt në duart e popullit serb dhe përmes AKS-së do të vendoset për interesat vitale të mjediseve në zhvillim, planifikim hapësinor si dhe në fushën e arsimit e të shëndetësisë.

Si shumë të rëndësishëm Rakiq e ka theksuar faktin se AKS-në Serbia do ta financojë drejtpërdrejt.

Duke folur për hapjen e urës, ai ka thënë se kryesorja është se ura nuk do të hapet derisa të vlerësohet rreziku eventual i sigurisë.

Pos zgjidhjes për urën, ka shtuar ai, marrëveshja vetëkupton edhe ujdinë për caktimin e zonave kadastrale në veri të qytetit.

Rakiq ka thënë se për qytetarët është me shumë rëndësi që Telekomi (serb), fiks dhe mobil do të mund të funksionojë pa pengesa në Kosovë.

“'Në Serbi do të mund të thirret sikur deri më tash, në telefoninë mobile do të merret numri i ri shumë më i lirë se sa që ka qenë në 16 vjetët e fundit”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat