​Çelaj: Ahmeti nuk ka guxim, ai po bënë spastrim politik

Kosova

​Çelaj: Ahmeti nuk ka guxim, ai po bënë spastrim politik

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:02

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka vizion dhe guxim për të qeverisur me Prishtinën. Kështu ka deklaruar në intervistë për KosovaPress, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj.

Çelaj madje tha se Komuna e Prishtinës po bënë spastrim politik duke punësuar militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke vepruar njëjtë sikurse qeverisja e kaluar, qeverisje të cilën Ahmeti vazhdimisht e pati kritikuar.

I pari i PDK-së në Prishtinë tha se të gjitha projektet e Prishtinës janë vazhdimësi e Isa Mustafës.

Megjithatë sipas Çelajt, Prishtina ka ngecur dhe është ngulfatur si pasoj e problemeve të brendshme dhe mungesës së besimit që kanë partiakët brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht Vetëvendosje dhe FER.

Kryetari Shpend Ahmeti, është kritikuar nga Çelaj edhe për shpërfillje dhe shmangie të Kuvendit dhe asamblistëve komunal, duke mos dërguar raportin për buxhetit e gjashtë mujorit të fundit.

Çelaj: Ahmeti po shpif

“Kryetari Ahmeti ka diku gjashtë-shtatë muaj përafërsisht i c ili që nuk vjen aspak në mbledhje të Kuvendit dhe asamblesë. Pra ai po shpërfill asamblenë totalisht, që unë mendoj se e ka shumë keq, se ai në vend që të krijojë partneritet ai po shpërfill, dhe ajo çka është më e keqja që po shpif se gjoja që ne po e bllokojmë”, tha Çelaj.

Deri sa Kryetari i Komunës së Shpend Ahmeti ka kritikuar qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës në Prishtinë, për spastrim politik dhe për punësim të njerëzve të tij, sipas Çelajt këtë avaz veç se është duke e vazhduar Ahmeti dhe kjo s është një hipokrit, bilës tani po punësohen edhe njerëz me kontratë mbi vepër, tha Çelaj.

Çelaj: Komuna e Prishtinës strehë për militantët e Vetëvendosjes

“Prej informatave që kam nga administrata, sepse kjo është e vetmja mënyrë për me u informua,do me thënë nga njerëzit që punojnë në administratë, situata është alarmante, s epse ka shumë njerëz në kontratë mbi vepër. Dhe kryesisht këta punëtor me kontratë mbi vepër janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka dyfishuar vendet në administratë me qëllim që të bëjë një spastrim politik...Komuna e Prishtinës është shndërrua në një strehë të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga e gjithë Kosovës, e jo qytetarëve të Prishtinës. Ata kanë marrë kandidat për kryetar në disa komuna që kanë dështua në zgjedhjet lokale edhe i kanë akomodua në Komunën e Prishtinës duke i pozicionuar si drejtor, ose disa në anëtar të bordeve e gjëra tjera”, thekson Çelaj.

Ngecja e Shpend Ahmetit, sipas Çelajt, është paaftësia e tij për të qeverisë dhe guximi për të qeverisur. Ai tha se mungesa e besimit mes Vetëvendosjes dhe FER, ka bërë që Ahmeti të mbetet peng i këtyre politikave dhe se nuk po e shfrytëzon pozitën të cilën e ka.

Çelaj: Ahmetit po i mungon dija dhe guximi

“Unë mendoj që ngecja më e madhe është paaftësia e tij për të qeverisë. Edhe kjo mandej shkon zinxhir me njerëzit që i ka ofruar, njerëzit që i ka afër, po besoj shumë që shumicën prej tyre nuk i ka zgjedh vetë me dëshirë po i janë imponuar nga subjekti politik, për atë që fola ma herët për me i strehuar militantët, ndërsa është pak edhe mungesa e besimit mes Vetëvendosjes dhe FER që kanë brenda subjektit... Drejtoritë kryesore ndoshta udhëhiqen nga Vetëvendosja, e disa tjera nga FER, kjo përçarje vërehet shumë, dhe mendoj që ai ka mbet peng i këtyre politikave dhe nuk po tregon potencë, nuk po e shfrytëzon pozitën që e ka sepse ligji i ofron shumë mundësi të veprojë si të donë ai, kështu që ai ose nuk guxon , ose nuk din, ose i ka të dyja, tha ai.

Sipas Lirak Çelaj aftësia e Shpend Ahmetit si i pari i Prishtinës është vetëm në komunikimi n me publikun në kuptimin e propagandës dhe shpifjeve me të cilat edhe e ka mbajt pushtetin. Çelaj tha se partia e tij do të vazhdoj të denoncojë problemet me të cilat po përballet Prishtina.

Çelaj: Ahmeti dhe njerëzit e tij nuk e kanë besuar që do të fitojnë

“Ne do të vazhdojmë së denoncuari këto probleme që ka Prishtina që po dalin si mungesë e plogështisë, e hipotencës politike të Shpend Ahmetit... Mungesa e parkingjeve, trafiku që nuk ka lëviz aspak veç çka është ngarkua më shumë në qytetin e Prishtinës, mungesa e një projekti të ri kapital...të gjitha këto janë mungesë e vizionit. Si duket edhe ata vetë nuk kanë besuar që do ta fitojnë pushtetin, dhe tash janë gjet në pozitë shumë të keqe. Edhe vetë fakti që Kryetari i Komunës i prin protestave të cilat e shkatërrojnë qytetin është mjaft shqetësuese dhe fletë shumë për këtë mentalitet”, thotë Çelaj.

Çelaj tha për KosovaPress se kryetari Ahmeti duhet të dali nga lëvozhga e subjektit që ai përfaqëson, e nëse nuk del atëherë ai do të dështoj. Ai thotë se Ahmeti duhet të sillet si kryetar i komunës dhe qytetarëve dhe jo si kryetar i Vetëvendosjes.

Çelaj: Ahmeti të dal nga lëvozhga partiake, e të sillet si shef i komunës

“Duhet të del nga lëvozhga e subjektit që përfaqëson, ai duhet të sillet si Kryetari i Komunës, i qytetarëve të Prishtinës, dhe jo i Lëvizjes Vetëvendosje sepse ai përfaqëson gjithë qytetarët pa marrë parasysh kush e ka votuar, e kush jo. Ai vazhdimisht bënë ndarje në këtë aspekt. Në bazë të këtij qëndrimi , ka ardhur edhe te situata që është në Kuvend ku shumica nuk është në krah të tij....deri sa ai nuk del nga kjo lëvozhgë partiake unë mendoj se është i prirur të dështoj”, tha Çelaj.

Sipas Çelaj renovimi i platosë së “Kurrizit” po e tregon më së miri vizionin e Prishtinës. Ai madje tha se krejt çfarë ka bërë qeverisja e Ahmetit është ndalimi i nderimeve pa leje.

Çelaj: Me renovimin e platosë së kurrizit mund të shihni edhe vizionin e Prishtinës

“Janë kompletë të ngathët në realizimin projekteve. Nëse për vitin 2015 projekti më i madh i investimeve kapitale është renovimi i platos së kurrizit ju mund të shihni çfarë vizioni ka Prishtina...Kurse ky votat i ka marr pikërisht për të ndryshuar diçka nga qeverisja e Isa Mustafës”, theksoi Çelaj.

Partitë opozitare në të cilat bënë pjesë edhe partia e Çelajt, vazhdimisht ka kundërshtuar qeverisjen e Shpend Ahmetit, duke e hedhur edhe votën kundër për disa projekte dhe vendime të kryetarit. /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat