YIHR me aksion simbolik për të pagjeturit

Kosova

YIHR me aksion simbolik për të pagjeturit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 08:45

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë do të organizojë sot një aksion simbolik në prag të Ditës Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur.

Aksioni i cili është paraparë të filloj në orën 10:00, do të bëhet pranë memorialit për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, në hapësirën mes Kuvendit dhe Qeverisë.

YIHR konsideron se qysh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 16 vite më parë, nuk është arritur të ndriçohet fati i personave të cilët konsiderohen ende të pagjetur.

Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

“Duke qenë këmbëngulës në kërkesat për realizimin e të drejtave të familjareve të viktimave në veçanti si dhe shoqërisë në përgjithësi, si aktivistë të Nisma Ime, përmes aksioneve simbolike vazhdojmë të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur dhe njëkohësisht të kërkojmë nga të gjithë faktorët relevant angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e fatit të tyre”, thuhet në njoftimin e dërguar të YIHR-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat