Kazakistani i premton Serbisë se nuk do ta njohë Kosovën

Kosova

Kazakistani i premton Serbisë se nuk do ta njohë Kosovën

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 07:55

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe ai i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev në Astana janë marrë vesh për bashkëpunimin në fushën e energjetikës, ndërtimtarisë dhe komunikacionit.

Nazarbaev, sipas gazetës serbe “Novosti”, ka konfirmuar se vend i tij, nuk do ta njohë Kosovën dhe se e ka ndërmend ta përkrahë Serbinë në organizata ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

Nikoliq pas takimit ka thënë se e vlerëson shumë faktin se ky vend nuk do ta njohë Kosovën, duke shtuar e ka shtuar se ka kërkuar nga mikpritësi që t’i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në UNESCO, transmeton koha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat