Reagon ​Vetëvendosje: Kryeministri e ka humbur toruan

Kosova

Reagon ​Vetëvendosje: Kryeministri e ka humbur toruan

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 20:25

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj ish-liderit të saj Albin Kurtit, duke e quajtur atë “gomar”.

Më herët, kryeministri Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar duke përdorur një gjuhë tejet fyese ndaj Kurtit.

“Pas korrupsionit dhe kriminalitetit 6 vjeçar në Komunën e Prishtinës, pas keqpërdorimeve me pronat në Bërnicë – për të përfituar vetë, pas bashkimit me Thaçin – përkundër të gjitha premtimeve që ua kishte dhënë anëtarësisë së vet, pas nënshkrimit të marrëveshjes më të dëmshme për Republikën e Kosovës prej përfundimit të luftës... kryeministri Mustafa bashkë me djalin e tij Besnik Mustafa, kanë humbur kontrollin duke iu sulur deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti,me një gjuhë të paturpshme dhe të ulët. Ky kryeministër e ka humbur toruan dhe po sulmon në mënyrë të tillë çdo kundërshtar të tij”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i konsideron të papranueshme vendimet dhe sjelljet e kryeministrit dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij.

Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët”, shkruhet më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat