Marrëveshje Mirëkuptimi mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Istogut

Kosova

Marrëveshje Mirëkuptimi mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Istogut

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:55

Ministri Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Istogut nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi si dhe premtojnë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në Komunën e Istogut.
Me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes dy institucioneve. Përmes kësaj marrëveshjeje, tani e tutje Komuna e Istogut do të ushtrojë kompetencën e shërbimeve rezidenciale-institucionale në Istog.

Minstri Abrashi dhe kryetari Rugova gjithashtu u pajtuan që në proces të përkrahjës që Ministria e Punës dhe Mirëqenies po i ofron komunave, të ndërhyhet në përmirësimin e kushteve dhe rinovimin e objekteve të shërbimeve sociale në Komunen e Istogut, diçka që pritet të ndodh në vitin 2016.

Kryetari Rugova falenderoi Abrashin për këtë nismë ritheksoi vendosmërinë që të bëjë gjithë çfarë e lejon korniza ligjore, mundësitë financaire dhe masat tjera, që qytetarëve dhe grupeve në nevojë në Komunën e Istogut t'u dalë në përkrahje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat