Misioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-ve përshëndetën miratimin e Speciales

Kosova

Misioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-ve përshëndetën miratimin e Speciales

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 00:18

Bashkimi Evropian, zyra në Prishtinë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë përshëndetur sonte me anë të një komunikate miratimin e amendamentit kushtetues dhe të Ligjit për themelimin e Dhomave të Specializuara, menjëherë pas votimit sonte në mesnatë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

"Misionet e BE-së, Përfaqësuesi Special i BE-së/ Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin aprovimin e amendamentit kushtetues dhe ligjit të nevojshëm për themelimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë demonstruar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhomat e Specializuara janë instrument jetik për vendosjen e drejtësisë lidhur me pretendimet për krimet e supozuara gjatë konfliktit në Kosovë. Themelimi i tyre do të forcojë parimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës në këtë fushë. Duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë të ardhme më të mirë”, thuhet në komunikatën e përbashkët./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat