Ahmeti konfirmon hapjen e tenderit për blerjen e 51 autobusëve

Kosova

Ahmeti konfirmon hapjen e tenderit për blerjen e 51 autobusëve

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:11

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se është shumë i lumtur që u publikua tenderi për blerjen e 51 autobusëve.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:

Sot jam shume i lumtur qe u publikua tenderi per blerjen e 51 autobuseve te ri ne komunen e Prishtines. Kushtet e tenderit u publikuan sot ne ëebfaqen e Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) me kredine e se ciles po mundesohet ky projekt.

Ky eshte projekti me i madh kapital ne komunen e Prishtines dhe me kete projekt do te rindertohet transporti publik ne komunen tone.

Tenderi nderkombetar me rregulla te BERZH do te jete i hapur deri me 17 shtator 2015.
Falenderoj ekipin qe e ka sjell kete projekt deri ne kete faze, ne krye me nenkryetarin Dardan Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat