Deputetët e ambasadorë fillojnë hyjnë në Kuvend

Kosova

Deputetët e ambasadorë fillojnë hyjnë në Kuvend

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 09:40

Tanimë deputetët e subjekteve politike kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku sot do të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.

Deputetët e parë që u panë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë Nuredin Ibishi , Elmi Reqisa, Pal Leka, Nait Hasani. Ndërkohë, mediat nuk po lejohen të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit deri në ora 9:40, edhe pse PDK ka paralajmëruar një takim të grupit në ora 9:30.

Ndërkohë, edhe ambasadorja e Francës dhe ai i Italisë tashmë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat