Nuredin Lushtaku i pavendosur për Specialen: Nuk jam në Kosovë, shohim të hënën

Kosova

Nuredin Lushtaku i pavendosur për Specialen: Nuk jam në Kosovë, shohim të hënën

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 12:33

Deputeti i PDK’së, Nuredin Lushtaku ende s’ka vendosur se si do të votojë, të hënën, kur do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk jam për momentin në Kosovë. Do të këqyrim”, ka thënë Lushtaku, për Gazetën Express.

“Jo”, është përgjigjur kur është pyetur nëse ka vendos se si do të votojë për apo kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, deputetë tjerë të PDK’së, të cilët kishin dalë kundër Gjykatës Speciale, s’kanë dashur të flasin. S’ka folur as deputetja Xhevahire Izmaku, e cila kishte votuar kundër themelimit të Speciales.

Sidoqoftë, deputeti Lushtaku, s’kishte votuar fare në seancën kur dështoi themelimi i Gjykatës Speciale.

Pavarësisht kësaj, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të nxjerrë për votim ndryshimet kushtetuese për ditën e hënë. Nëse ky propozim merr 2/3 e votave të deputetëve, atëherë, do të votohet edhe Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK’së, të cilët dyshohen se kanë kryer krime gjatë periudhës 1998/99, bazuar edhe në Raportin e Dick Martyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat