Prekazi sot pret mërgimtarët

Kosova

Prekazi sot pret mërgimtarët

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 07:17

Ministria e Diasporës tradicionalisht organizon manifestimin kryesor që shënon “Ditën e Diasporës dhe të Mërgatës”, për nder të bashkatdhetarëve tanë.

Edhe këtë vit, ky manifestim mbahet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me motivin “Një lule për Jasharajt”.

Në njoftimin e Ministrisë së Diasporës ftohen të gjithë vizitorët qësimbolikisht të sjellin nga një lule për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.

Në manifestim do të marrë pjesë edhe ministri Diasporës,Valon Murati, i cili edhe do të hapë manifestimin duke vendosur nga një lule në orën 16:00, ndërsa homazhet do të zgjasin deri në orën 19:00.

Në këtë manifestim do të ketë edhe program artistik ku në orën 19:15 Ansambli i valleve kombëtare “Shota” do të hap manifestimin, ndërsa pasues do të jetë ansambli nga Diaspora që do të performojë pikat e parapërgatitura.

Për mërgimtarët koncert do të mbajë edhe artistja e mirënjohur shqiptare Elina Duni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat