Gati për qarkullim 3km e para të autostradës ”Arbën Xhaferi”

Kosova

Gati për qarkullim 3km e para të autostradës ”Arbën Xhaferi”

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 23:44

Kosova po bëhet edhe me një autostradë. Pas asaj 'Ibrahim Rugova', autostrada që lidh Prishtinë me Hanin e Elezit në drejtim të Shkupit, e që mban emrin 'Arbën Xhaferri”.

Aktualisht punimet po kryhen sipas dinamikës së paraparë, ndërkohë që një pjesë e saj nga Fushë-Kosova deri në Lipjan shpejt pritet të lëshohet për qarkullim.
Kanë mbetur vetëm disa punë të vogla për t'u kryer. Por, një pjesë e segmentit të autostradës prej rreth tri kilometrash Prishtinë-Shkup, pothuajse ka përfunduar.

“Punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkupë janë duke shkuar sipas planit të paraparë. Zyrtarët e kompanisë ndërtuese të autostradës thonë se brenda ditësh pritet të lëshohet për qarkullim një pjesë e kësaj autostrade që lidhë qytetin e Fushë Kosovës me trasenë ekzistuese në dalje të Prishtinës”

Këtë e konfirmon edhe zëdhënësja e konsorciumit” Bechtel & Enka”, Ela Ruçi, duke thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë pengesë në realizimin e projektit.

Ela Ruçi tha se “ Praktikisht ky është momenti final i përfundim asaj që do hapet shumë shpejt për publikun një pjesë e autostradës, Praktikisht do hapet nyja lidhëse e rrugës 6 me rrugën 7 duke i dhënë gjithashtu Prishtinës një akses edhe një unazë në mënyrë që të shmanget trafikut sa më shumë në qytet.

E në vend të këtyre dy shtëpive në Veternik të Prishtinës, do të ndërtohet një unazë që do të lidhë autostradën me rrugët të qyteteve të tjera.

“Kjo është mund të them frymëmarrja me e mirë për kryeqytetin e Kosovës, sepse duke e parë në hartë nyja lidhëse lidh të dy autostrada lidhë veriun dhe jugun e Kosovës. Praktikisht në qoftë se ti vjen nga Shqipëria në drejtim të për të shkuar në Shkup ti nuk futesh në zonat e banuara, por ti futesh në nyjën lidhëse dhe shkon në drejtim të Shkupit pa u përfshirë fare në trafikun e qytetit, tha Ela Ruçi Zëdhënëse e Konzorciumit” Bechtel & Enka”.

Rruga 6 Prishtinë-Hani i Elezit do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 60 kilometrash, duke filluar nga Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.
Vlera për ndërtimin e kësaj autostrade që do të mbajë emrin e politikanit “Arbën Xhaferi”, do të kapë shifrën e rreth 600 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat