Rreziku vjen nga mos themelimi i Speciales (Video)

Kosova

Rreziku vjen nga mos themelimi i Speciales (Video)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:42

Refuzimi i amendamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nga Kuvendi, solli shumë diplomatë të huaj në Kosovë të cilët bënin thirrje për themelimin e Gjykatës, për të mos kaluar një proces i tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Presionet e vazhdueshme për themelimin e Gjykatës Speciale, nga analistë të ndryshëm, nuk shihen si presione direkte për Kosovën, por më shumë si presione ndaj klasës politike.

Megjithatë, Gjykata Speciale është rikthyer në Kuvend. Pozita pretendon se ka siguruar votat, por opozita vazhdon të mbajë qëndrime të njëjta refuzuese. Analistët politikë konsiderojnë se një dështim i ri për themelimin e Gjykatës Speciale, do të kishte pasoja për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat