IPK-j së shpejti me zyra rajonale

Kosova

IPK-j së shpejti me zyra rajonale

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:34

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka bërë me dije se shumë shpejt IPK-ja do t’i hapë disa zyra rajonale.

Ai ka thënë se hapja e këtyre zyrave ka për qëllim që IPK-ja të jetë sa më afër qytetarëve dhe drejt një policie edhe më të përgjegjshme e llogaridhënëse.

Në këtë kontekst, Shishani ka bërë me dije se IPK-ja gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e 18 punonjësve policorë.

“Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015 IPK-ja ka trajtuar 550 ankesa, prej të cilave 285 janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe i janë referuar Drejtorisë së Standardeve Profesionale të PK’së, kurse rastet tjera janë duke u trajtuar në IPK”, ka thënë Shishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat