Kosova nuk ka prokuror të specializuar për terrorizëm

Kosova

Kosova nuk ka prokuror të specializuar për terrorizëm

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:25

Kanë mjaftuar rastet e fundit që të del në pah një mangësi e gjyqësorit të Kosovës.

Në mesin e 300 gjykatësve dhe 150 prokurorëve, asnjëri prej tyre nuk është i specializuar për fushën e terrorizmit.

“Prokuroria Speciale nuk ka prokuror të specializuar për fushën e terrorizmit dhe as ne si prokurori nuk kemi departament të veçantë. Tash po paraqitet nevoja për departament dhe prokuror, kështu që do të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë në RTK, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina.

Ndërsa Enver Peci nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se ata kanë kërkuar një specializim për gjykatës, por që nuk kanë fond të mjaftueshëm të gjyqtarëve për këto drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat