Berisha: Auditori gjeti mbi 600 shkelje, Prokuroria në gjumë

Kosova

Berisha: Auditori gjeti mbi 600 shkelje, Prokuroria në gjumë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:58

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka ngritur në Kuvend çështjen e gjetjeve të auditorit të përgjithshëm duke thënë se tregojnë se po dëmtohet imazhi dhe buxheti i Kosovës.

Ai ka pyetur se a ka prokurori ky shtet për shkak se një institucion tregon për shkeljet ligjore dhe keqpërdorimet, derisa prokuroria është në gjumë.

“Mbi 600 shkelje të gjetura. Shkeljet vazhdojnë në ministri, komuna dhe Agjencionet por unë po ndalem te Ministrinë e Arsimit, ku janë keqpërdorur mbi 750 mijë euro pa kontratë”, ka thënë ai.

Berisha tha se vet fakti që Kuvendi nuk ka votuar propozimin e presidentes për postin e Auditorit të Përgjithshëm, tregon se koalicioni dëshiron të ketë nën kontroll edhe Auditorin e Përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat