Plisat kanë një kërkesë për Komunën e Prishtinës

Kosova

Plisat kanë një kërkesë për Komunën e Prishtinës

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 23:10

Sigal Prishtina tashmë edhe zyrtarisht do të luajnë në Kupat e Evropës. Tifozët e kësaj skuadre Plisat tashmë kanë filluar të mendojnë për edicionin e ri që i pret dhe i gjatë që do të jetë për ta.
Kryetari i Plisave Albert Kastrati në një prononcim për GazetaOlle.com, tha fillimisht se do të ketë organizimi edhe më të mëdha. “Do të ketë organizime edhe më të mëdha”, u shpreh Kastrati.
Ndryshe Alberti foli edhe për kushtet e palestrës duke shpresuar se Komuna e Prishtinës do të rregulloj një më të madhe. “Presim nga Komuna e Prishtinës, që me rikthye Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, dhe me rregullu sallën e madhe”, u shpreh Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat