Kërcënohet Zekirja Shabani, reagon AGK-ja

Kosova

Kërcënohet Zekirja Shabani, reagon AGK-ja

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:52

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin ndaj kryetarit të bordit të Asociacionit njëherësh redaktorit në Gazetën Fjala, nga përfaqësuesit e kompanisë Al Petrol.

Shabani, siç thuhet edhe në komunikatën e AGK-së, është kërcënuar me jetë nga përfaqësues të kësaj kompanie pas publikimit të një artikulli lidhur me pretendimet e ngritura të qytetarëve për vjedhje në litra nga kompania e derivateve Al Petrol.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mësuar se ky nuk është rasti i parë që pronarët e kësaj kompanie kërcënojnë gazetarët.

AGK kërkon nga organet e sigurisë në vend që të marrin masa ndaj kërcënuesve dhe të nxjerrin para drejtësisë akterë.

AGK gjithashtu shpreh shqetësim për mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar kryeredaktorin e gazetës BLIC Adrian Qollakun.

Kërcënimet dhe tentimi për të frikësuar gazetarët në punën e tyre në komunikatën thuhet se është dëshmi se ambienti i punës për gazetarë po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe i pa sigurt.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u b ën thirrje institucioneve përgjegjës të angazhohen maksimalisht në zbatimin e ligjit dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Kosovë si vlera demokratike të shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat