Marrëveshje Bashkëpunimi për themelimin e SMIAL

Kosova

Marrëveshje Bashkëpunimi për themelimin e SMIAL

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:43

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i projektit “Rritja e punësimit për të rinj” (EYE), Heini Conrad, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i projektit “Rritja e punësimit për të rinj” (EYE), Heini Conrad, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë (SMIAL), si dhe Implementimin e draft-Strategjisë për Udhëzim dhe Edukim në Karrierë 2015-2019.

Ministri Bajrami theksoi se Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë, i cili do të zhvillohet në bazë të kësaj marrëveshje, është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon të kemi një pasqyrë për tregun e punës, e poashtu edhe për hartimin e politikave në arsim dhe harmonizimin e ofrimit të arsimit bazuar në tregun e punës.

Ndërsa, përfaqësuesi i EYE, Conrad tha se, qëllimi i këtij projekti është lidhja sa më e shpejtë e shkathtësive me tregu i punës.

Zhvillimi i SMIAL do të bëhet në kuadër të Sistemit Gjithëpërfshirës të Menaxhimit të Informatave në Arsim (SGJMIA) dhe lidhjen e tij me Sistemin e Informatave të Tregut të Punës (SITP).

Projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE), financohet prej Qeverisë Zvicerane dhe zbatohet prej konsorciumit Helvetas Sëiss Intercooperation (HSI) dhe Management Development Associates (MDA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat