Inaugurohet ujësjellesi në fshatin Rakovinë

Kosova

Inaugurohet ujësjellesi në fshatin Rakovinë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:28

Në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës është bërë përurimi i ujësjellësit të këtij fshati, ku dyzet e pesë shtëpi do të kenë qasje në ujë të pijes, në saje të projektit të fituar nga Komuna e Gjakovës në vitin e shkuar nga qeveria e Zvicrës dhe qeveria e Kosovës. Në këtë inagurim ka marrur pjesë kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila është shprehur se ”është kënaqësi e veçantë që tu sjellim banorëve të fshatit në këtë ditë të nxehtë vere ujin e pijes nëpër shtëpi”.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se edhe fshatra tjerë të komunës së Gjakovës do të furnizohen me ujë të pijes, pasi projekti për furnizim me ujë të pijes për 35 fshatra të komunës sonë, financohet nga qeveria zvicerane, përmes kompanive implementuese Dorsch/CDI me vlerën 1,268,214 €, ndërsa Komuna e Gjakovës 447,050 €. Vlera totale e projektit të ujit të pijes është 1, 715, 264 €. Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka shprehur falënderim të veçantë edhe për KRU "Radoniqi", si menaxhues të sistemit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat