U përurua një rrugë me kubëza në lagjen Bair

Kosova

U përurua një rrugë me kubëza në lagjen Bair

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:04

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Infrastrukturës, Blerim Baruti, kanë bërë përurimin e rrugës së shtruar me kubëza në afërsi të parkut të lodrave dhe fushave sportive në lagjen Bair.
Kryetari Bahtiri, tha se komuna po bënë përpjekje që konform buxhetit që ka, të investoj aty ku është mase e domosdoshme të intervenohet në të mirë të mirëqenies dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve. “Kjo rrugë mundëson qarkullimin më të mirë të banorëve dhe ndërlidhjen në mes të dy rrugicave në këtë lagje", tha ai.

Ndërkaq, drejtori Baruti, pohoj se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë është duke punuara paralelisht në realizimin e disa projekteve të vogla, në kanalizime, rrugë dytësore dhe kubëzime të rrugëve. Një ndër to është kjo rrugicë e cila është shtruar në kubëza, janë ndërtuar shkallët dhe është rregulluara edhe kanali kullues.

Banorët janë shprehur mirënjohës për rregullimin e rrugës, duke vlerësuar se lehtëson lëvizjen e banorëve të lagjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat