Klina në terr, 35 fshatra të saj pa energji elektrike

Kosova

Klina në terr, 35 fshatra të saj pa energji elektrike

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 21:03

Rreth 35 fshatra të komunës së Klinës që 6 orë kanë mbetur pa energji elektrike. Në ditën e sotme, kur temperaturat e verës kanë arritur kulmin, banorët e fshatrave të Klinës nuk kanë pasur ta luftojnë të nxehtit.
Arsyeja, sipas zyrtarëve të KEDS-it, janë prishjet në rrjetin e energjisë elektrike. Të paktën kështu i është thënë drejtorit të Shërbimeve Publike në Klinë, Gjokë Lleshajt.

“Që gjashtë orë komuna e Klinës është pa rrymë. Kjo iu ka shkaktuar dëme të mëdha qytetarëve dhe kemi informacione që deri nesër do të vazhdojë kjo gjendje. Kjo është e pajustifikueshme. Askush prej KEDS-it nuk po angazhohet që këto prishje të tyre të rregullohet sonte”, thotë drejtori Lleshaj

Qytetarët e komunës së Klinës, sipas informacioneve që posedon Express, janë shumë të revoltuar dhe kanë filluar të organizohen edhe nëpër lagje dhe fshatra për të protestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat