Gashi: Çështja e Enver Hasanit, spektakël medial

Kosova

Gashi: Çështja e Enver Hasanit, spektakël medial

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:55

Për heqjen e imunitetit për ish kreun e Gjykatës Kushtetues, Enver Hasanin dhe kryetaren aktuale, Arta Rama Hajrizi, në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës ka folur avokati Tomë Gashi, i cili tha se askush nuk mund të gëzojë imunitet nëse kryen shkelje ligjore.
Avokati gashi tha se nuk ka imunitet për askë nësë nxjerrin aktigjykime apo vendime qëllimisht të kundërligjjshme për ta dëmtuar dikë ose ndihmuar dikujt.

“Kjo është një zvarritje e qëllimshme e Prokurorit, sepse dispozitat ligjore janë shumë të qarta. Nuk do të duhej kjo çështje të shkonte para komisionit parlamentar sepse janë procedura të qarta ligjore sepse askush nuk ka imunitet”, tha Gashi.

Njohësi i çështjeve ligjore deklaroi se kjo çështje po shfrytëzohet për spektakël politik.

“Duket se është një neglizhencë, për mos të thënë – mosdije e personave përgjegjës. Është duke u bërë spektakël”.

Ai shtoi se deputetet e PDK-së janë duke e mbrojtur Enver Hasanin ndërsa ata të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke e kundërshtuar duke krijuar kështu spektakël politik.

“Deputetët e PDK-së janë duke mbrojtur. Ndërsa ata të VV-së haptazi janë duke e kundërshtuar. Kjo çështje është duke u shndërruar në diçka politike dhe mediale dhe është duke e dëmtuar sistemin e drejtësisë. Kjo nuk i ndihmon sistemit juridik, kjo e dëmton, ku secila parti e akuzon partin tjetër për ndikime në drejtësi”, tha avokati

Sipas tij, kjo çështje nuk është dashur as të diskutohet në Komisionin për Mandate dhe Imunitete.

“Gjykata ka kërkuar interpretim nga ky komision, që është dashur ta bëj vet e jo ta dërgoj në komision. Kemi mosguxim profesional të Gjykatës Themelore, barrën e punës së tyre dëshironj ta dergoj tek Parlamenti i Kosovës. Prokurorët nuk janë për të kërkuar sqarime, për dispozita ligjore që janë kristalisht të qarta. Por kjo është bërë më shumë për çështje mediale. Është një luftë e hapur mes komisioneve dhe kam frikë se kjo do të neglizohet si shumë lëndë të tjera të rëndësishme”, tha Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat