Stojanoviq: Prishtina joserioze ndaj dialogut për AKS-së

Kosova

Stojanoviq: Prishtina joserioze ndaj dialogut për AKS-së

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:10

Zëvednëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se shqiptarët nuk kanë qëndrim të unifikuar për propozimimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS), duke thënë se Prishtina është joserioze në debatin për AKS-në.
Ai poashtu ka thënë se midis shqiptarëve dhe serbëve nuk ka dialog serioz brenda Qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij, është shumë e vështirë për t’u arritur një marrëveshje, transmeton Indeksonline.

“Nëse do të kishte debat serioz në Kosovë, marrëveshjet do të arriheshin brenda një dite në Bruksel”, ka thënë Stojanoviq për Tanjug.

Sipas tij, situata është e rëndë, pasi të gjitha argumentet e serbëve të paraqitura para qeverisë janë për ta mbrojtur Beogradin, përndryshe nuk do të respektohen.

Ai ka thënë se Prishtina zyrtare nuk një ide të qartë se si do të duket AKS-ja. Ai thotë se shqiptarët kërojnë që ASK-ja të jetë një organizim joqeveritar.

Por Stojanoviq thotë se shpreson në presionin e ndërkombëtarëve për themelimin e AKS-së, pasi sipas tij, marrëveshja e Brukselit e qartëson mirë se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat