PD: Komuna e Drenasit vazhdon me shkelje të njëpasnjëshme ligjore

Kosova

PD: Komuna e Drenasit vazhdon me shkelje të njëpasnjëshme ligjore

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:06

Partia e Drejtësisë, dega në Drenas, konsideron se Komuna e Drenasit çdo ditë e më tepër po vazhdon me shkeljet e njëpasnjëshme ligjore.

Rasti i fundit është dhënia në shfrytëzim e pronës publike komunale për 40 vite me sipërfaqe 40 hektarë kompanisë “KODRA” duke shkelur ligjin mbi procedurën administrative si dhe ligjin për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës, duke dëmtuar kështu në mënyrë të egër pronën publike.

PD dhe kryetari i degës kësaj partie Petrit Sinani vlerëson se ky rast dhe rastet e tjera të mëparshme janë vazhdimësi e shkeljeve të mëdha ligjore të cilat po bëhen me dashje nga ana e zyrtarëve komunal duke dëmtuar kështu në mënyrë direke jo vetëm buxhetin komunal por edhe pasurinë e pronës publike në këmbim të interesave personale.

Për opinionin Kompania “KODRA shpk” për koincidencë është në pronësi të vëllait të njërit nga zyrtarët e lartë të PDK-së dhe anëtarit të kryesisë së kësaj partie në pushtetin lokal.
Andaj, Partia e Drejtësisë, apelon te të gjitha organet kompetente në Republikën e Kosovës, që të merren urgjentisht me raste të tilla në mënyrë që personat dhe kompanitë të cilët tentojnë dhe vazhdojnë pandërprerë të dëmtojnë pasurinë komunale dhe shtetërore të marrin masa konkrete në parandalimin dhe eliminimin total të këtyre dukurive shkatërruese për qytetarin e Kosovës.
Përderisa kjo çështje të zvarritet dhe të mos merret asnjë vendim në lidhje me këto shkelje këta do të jenë trimat e vërtetë të kodrës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat