Takim plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit

Kosova

Takim plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 07:32

Takimi i pestë plenarë për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit do të hapet sot në Qeverinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Integrimit Evropian.

Takimi do të bashkëkryesohet nga ministri i Integrimit Bekim Çollaku dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Jean- Eric Paquet, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Isa Mustafa.

Hapja e takimit bëhet në orën 9:00, ndërsa pas takimit Çollaku dhe Paquet do të mbajnë konferencë për media, në orën 14:10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat