Mantelbardhët kalojnë në Vala

Kosova

Mantelbardhët kalojnë në Vala

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:55

​Telefonisë mobile Vala do t’i shtohen edhe rreth 7 mijë përdorues të rregullt nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Kjo pasi që sot u nënshkrua marrëveshje mes Valës dhe QKUK-së, marrëveshje kjo e cila ofron komunikim sa më të lehtë dhe më efikas mes punëtorëve mantelbardhë të QKUK-së.

Me këtë rast, drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj, tha se ndihet i kënaqur që kjo kontratë do u lehtësojë shumë komunikimin mes vete.

“Sot patëm nderin, kënaqësinë që pritëm menaxhmentin e lartë të VALA-s, ku sot nënshkruam një kontratë për shërbimin e kësaj kompanie për të gjithë stafin e QKUK-së dhe shpresojmë që të ardhmen kjo marrëveshje me anekse tjera do të përfshijë të gjitha institucionet shëndetësore që janë në varësi të shërbimit spitalor, klinikës universitare të Kosovës. Mendojmë që është një kontratë me interes për punëtorët shëndetësor sepse ndër të tjera i bëjnë që ata të komunikojnë falas, në rastin konkret punëtorët e QKUK-së që kemi numër të madh të punëtorëve. Jemi rreth 3 mijë veta staf...p ërpos benefiteve tjera që janë në marrëveshje, mendojmë që është shumë e favorshme edhe kur numrat përdoren për çështje private”, tha Gjocaj.

Kurse, drejtori gjeneral i Valës, Agron Mustafa, tha që kjo është vazhdimësi e aktiviteteve të Valës për konsumatorët e saj.

“A ka më kënaqësi se sa të lehtësosh komunikimin në mes të stafit medicionaltë republikës sonë ku këta e kanë një peshë dhe një rëndësi jashtëzakonisht të lartë për vet funksionimin dhe mirëqenien e vet popullatës tonë. Mbi të gjitha, së bashku me drejtorin këtu nënshkruam këtë marrëveshje e cila marrëveshje mundëson një komunikim sa më efikas dhepër Valën në anën tjetër...që nga sot e tutje flasin diku nëse s’gaboj rreth 7 mijë numra apo klientë që do t’i bashkëngjiten komunitetit të Valës...kjo është një vazhdimësi e aktiviteteve tona drejtuar konsumatorëve”, tha Mustafa.

Ditë më parë Vala nënshkroi marrëveshje edhe me TEB Bankën, Fakultetin Teknik, Aeroportin e Prishtinës, Kryqin e Kuq, Ministrinë e Diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat