Në komunën e Vitisë nisi korrje-shirja e grurit

Kosova

Në komunën e Vitisë nisi korrje-shirja e grurit

Nga: Aziz Zuka Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:24

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë këto ditët e fundit, ka bërë që në këtë komunë në krahasim me vitete e tjera sivjet pakë më heret të nis fushata e korrje sshirjeve të drithrave të bardha përkatësisht grurit. Kjo fushata e grumbullimit të bukës së re ka nisë të marten edhe zyrtarisht në fshatin Skifteraj ish Gjylekar të kësaj komune ku ishte autokombajni korri ngastrën e parë me grurë.

Sokol Haliti, kryetar i komunës i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë Veton Ademi, ishte prezent në këtë ngjarje, dhe me këtë rast u shpreh se “fshati Skifteraj ka një sipërfaqe tokësore të kualitetit të lartë, por përpos kësaj ka edhe bujq të vyeshëm të cilët në vazhdimësi kanë treguar rezultate të mira në kultivimin e kulturave bujqësore.

E sipas nje vendimi të marrë ditë më parë nga ana e kombajnerve në këtë komunë cmimi I korrje-shirjeve për një hektarë është caktuar 110 euro dhe është më I lartë për 10 ero se sa kishte rekomanduar Ministria e bujqësisë e kosovës.

Ndërsa duke folur për fillimin e fushatës së korrje shirjeve, Ramadan Sadiku auto kombajnerë, ka theksuar se rendimentet e sivjetme të grurit në Skifteraj janë të kënaqshme nga ajo që po vërehet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat