Jashari: Prioritet, ngritja e besimit në Avokatin e Popullit

Kosova

Jashari: Prioritet, ngritja e besimit në Avokatin e Popullit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:57

Hilmi Jashari që nga sot do ta drejtojë sërish institucionin e Avokatit të Popullit. Ai gjatë një ceremonie të pranim-dorëzimit të detyrës, tha se prioritet i tij do të jetë ngritja e besimit të qytetarëve dhe fuqizimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Sami Kurteshi që deri tash udhëhiqte këtë institucion, ndonëse më shumë se një vit si ushtrues detyre, tha para medieve se ka arritur të bënte më shumë se që kishte premtuar.

Kurteshi: Kam arritur më shumë se që kam premtuar

“Në përgjithësi mund të them se në këtë institucion e kam arritur më shumë se atë që e kam premtuar, sigurisht më pak se ajo që kam menduar por idealet nuk janë ato që arrihen, por janë ato që synohen. Që nga ajo kohë kemi një rritje të vëllimit të rasteve mbi 140% nga 1000 e diçka raste kemi afër 2500 raste tani dhe unë gëzohem që avokatit të popullit z.Ilmi Jasharit së paku mendoj ashtu në mënyrë figurative i lë një institucion që është në takt me një procedurë relativisht të sofistikuar të përpunimit të gjitha çështjeve si dhe sidomos rasteve që është thelbi i misionit të avokatit të popullit”, tha Kurteshi.

E pasardhësi i tij, Hilmi Jashari deklaroi se për të janë dy sfida kryesore në të cilat do të angazhohet që në marrje të detyrës së tij, detyrë kjo të cilën e kishte ushtruar edhe më parë.

Jashari: Prioritet, ngritja e besimit të qytetarëve në këtë institucion

“Sfidat kryesore që unë mundem me i kuptu dhe që e kanë vëmendje mendoj që janë dy kryesore, për të cilat mendoj duhet urgjentisht ne me gjithë ekipin që punon në institucionin e Avokatit të Popullit dhe ajo është ngritja e besimit të qytetarëve në Avokatin e Popullit dhe fuqizimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit”,tha Jashari.

Ndonëse Kurteshi nuk harroj pa përmendur kërkesën e vazhdueshme të këtij institucioni për të pasur një objekt të vetin,kjo sipasAvokatit të ritë Popullit, është çështje që prek autoritetet publike dhe relacionin e tyre me këtë institucion, duke theksuar edhe njëherë se prioritet për të mbetet avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndërsa Kurteshi, i cili në vitin e fundit kur punonte si ushtrues detyre, kishte qenë më i zëshëm me kritika ndaj institucioneve dhe vendimeve që ato merrnin lidhur me çështje të caktuara. Një e tillë ishte edhe për zgjedhjen e tre gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, për çka pati kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi nga kjo gjykatë duke thënë se dokumenti që ky institucion kishte siguruar ka dëshmuar që gjatë zgjedhjes së këtyre gjyqtarëve kishte mungesë kuorumi.

Ai tha se kjo nuk ishte diçka personale dhe se kjo nuk ishte as betejë e fituar por as e humbur.

Sami Kurteshi: Nuk ka betejë të fituar apo të humbur

“Unë mendoj që është një reduktim shumë i mad h i krejt punës së Avokatit të Popullit, dhe as nuk është fitu dhe as nuk është humb, ky ka qenë një rast prej mbi 12 mijë raste me të cilat ne jemi marrë. Kështu që unë mendoj që ka qenë reduktim shumë i madh sepse asgjë nuk është personale”, tha Kurteshi.

Ndërkohë, Sami Kurteshi kishte ardhur në krye të Avokatit të Popullit në vitin 2009, duke vazhduar mandatin edhe për një vit e një muaj më shumë, pasi që kuvendi deri në korrik të këtij muaji kishte dështuar të bënte zgjedhjen eAvokatit të Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat