Ka filluar sot aplikimi i maturantëve për tu regjistruar në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

Kosova

Ka filluar sot aplikimi i maturantëve për tu regjistruar në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:40

Ka filluar sot aplikimi i maturantëve për tu regjistruar në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” për vitin akademik 2015/2016. Qysh në ditën e parë vërehet interesim mjaft i madh i tyre në të gjitha Fakultetet si në Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Edukimit dhe atë të Shkencave Kompjuterike.
Lidhur me numrin e maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet e larta,Sadik Haxhiu ushtrues i detyrës së Prorektorit për Mësim dhe Çështje Mësimore në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ka thënë se ky interesim është i mirëseardhur, sepse Universiteti i Gjilanit është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet. Prorektori Haxhiu ka thënë se gjithashtu jemi të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur, ka thënë Haxhiu.
Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 06.07.2015 deri më 13.07.2015 (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave). Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete), kurse shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 18.07.2015, ueb faqen e Universitetit. Ndërkaq provimi pranues do të mbahet më 20-21 .07.2015, kurse shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 22.07.2015.
Universiteti I Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat