Mos regjistrimi i pasurisë, problem kryesor i Pejës

Kosova

Mos regjistrimi i pasurisë, problem kryesor i Pejës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:04

Komuna e Pejës duket të ketë probleme me mos regjistrimin e të gjitha pasurive, të cilat mund të rezultojnë në nënvlerësim material të vlerave të pasurive të prezantuara në Pasqyrën Vjetore Financiare (PVF).

Sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, menaxhmenti i komunës nuk ka zbatuar një rishikim efektiv të procesit të përgatitjes së PVF-së, i cili edhe ka rezultuar me disa gabime, si ato të nënvlerësimit dhe mbivlerësimit të shumave të ndryshme, mos shpalosjes së pagesave të mallrave dhe shërbimeve, ku numrat nuk janë të harmonizuara me numrat e shënimeve në pasqyrat e para.

“Në Pasqyrën e pranimeve dhe pagesave nuk janë prezantuar pagesat nga palët e treta në shumë142,377€; Në Pasqyrën e realizimit të buxhetit, buxheti final për të hyrat vetjake është
nënvlerësuar për 226,542€ dhe njëkohësisht është nënvlerësuar buxheti final për shpenzime me 226,542€”, thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas tyre, është mbivlerësuar edhe buxheti i donacioneve, si dhe në pasuritë kapitale nuk është shënuar vlera e plotë e pasurive të komunës.

“Po ashtu, buxheti final nga donacionet është mbivlerësuar për 1,300€; Numrat e shpalosjeve nuk janë të harmonizuar me numrat e shënimeve në pasqyrat e para; Në shënimin 12 nuk janë shpalosur pagesat për mallra dhe shërbime nga buxheti për investime kapitale në shumë 487,000€; Në shënimin 30 (përmbledhja e pasurive kapitale) vlera e pasurive të komunës nuk është e plotë dhe
Në shënimin 34, llogaritë e arkëtueshme janë nënvlerësuar për 87,893€”, sqaron raporti i Auditorit.

Vlerësimet që i ka bërë Auditori del që Komuna e Pejës ka një kontroll të dobët mbi shpenzimet dhe të hyrat, ku sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se forma e raportimeve menaxheriale nuk ofron shpjegime rreth dallimeve ndërmjet buxhetit dhe realizimit.

Çështje që Auditori i ka vlerësuar si shkelje, janë procedurat e prokurimit, ku gjatë vitit 2014 komuna për mirëmbajtjen e shkollave kishte paguar shumë më pak para se sa që ishte deklaruar në kontratë, si dhe

Komuna kishte bërë 15 pagesa me vlera minimale në shumë12,751€për mirëmbajtjen e shkollave përderisa ekzistonte një kontratë (235,112€)për punë të tilla të realizuar me procedurë të hapur; dhe

Shtatë (7) kontrataishin lidhur përmes kuotimit të çmimeve (47,844€)për renovim, suvatim dhe ngjyrosje të objekteve. Katër prej tyre,ishin lidhur me operatorin e njejtë ekonomik”, sqaron Auditori.

Lidhur me këto Auditori ka konsideruar se komuna nuk aplikon procedura të duhura të prokurimit, prandaj edhe mos procedurimi i hapur e shton rrezikun e përfitimit të ulët të vlerës për para, eliminon konkurrencën dhe mund të jetë subjekt i mashtrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat