Kadri Veseli uron amerikanët për 4 Korrikun

Kosova

Kadri Veseli uron amerikanët për 4 Korrikun

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:31

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar amerikanët për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, 4 Korrikun. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantuesi kryesor i idealeve në botën e sotme prej kërcënimeve ideologjike e regjimeve autoritariste.

Lexojeni të plotë urimin

4 korriku është një nga datat më madhështore në historinë politike të njerëzimit .Është e tillë, sepse me 4 korrik të vitit 1776, bashkë me kombin amerikan, u lindën edhe idealet më të mëdha të botës moderne, si demokracia, liritë e individit dhe të drejtat e njeriut. Sot SHBA-të vazhdojnë të jenë një ndër garantuesit kryesor të këtyre idealeve në një botë ku kërcënimet e ideologjive të reja totalitare dhe regjimeve autoritariste janë duke u rritur vazhdimisht. Urime USA!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat