Veteranët e UÇK-së pajisen me vendime dhe certifikata

Kosova

Veteranët e UÇK-së pajisen me vendime dhe certifikata

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 22:12

Nga java e ardhshme, fillon procedura e lëshuarjes së vendimeve dhe Certifikatave për njohjen e statusit të Veteranit dhe kategorive përkatëse.

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit,Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në takimin e sotëm dt. 03.07.2015, pas shqyrtimit të situatës dhe ecurisë së procesit, ka marrë vendim qe nga data. 09.07.2015 (e enjte) të fillohet procedura e lëshuarjes së vendimeve dhe Certifikatave për njohjen e statusit të Veteranit dhe kategorive përkatëse, me këtë rast obligohet sekretaria e komisionit të bëjë shpërndarjen e tyre.

www.komveterani.net

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat