Gjykata Speciale themelohet para shkuarjes në pushim

Kosova

Gjykata Speciale themelohet para shkuarjes në pushim

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:13

(E plotësuar) Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ligji për ndryshime kushtetuese sa I përket Gjykatës Speciale do të riprocedohet sërish sepse këtë nuk mund ta ndalojë askush.

Ai shpreson se kjo do të ndodhë para pushimeve verore.

Sipas tij ky është një obligim ndërkombëtar dhe se duhet përmbushur letërkëmbimi në mes presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Caterine Ashton.

Mustafa tha se të premten nuk ka pritur se nuk do të votohet ky draftligj.

Kryeministri mendon se edhe më tutje duhet të bisedohet me deputetë se këtë nuk e bëjnë siaps dëshirës por është nevoja ta bëjnë këtë.

Mustafa tha se gjykatë në Kosovë nuk mund të themelohet në bazë të vendimeve të Këshillit të Evropës.

Ai tha se më mirë është ta votojnë këtë deputetët e Kuvendit sesa do të themelohet nga OKB-ja.

Mustafa ka sqaruar se secili nga miqtë ndërkombëtarë ia kanë bërë me dije se Gjykata gjithsesi do të themelohet e nëse këtë nuk e bëjnë vet do ta bëjë OKB-ja.

***
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në RTK ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës do t’i riprocedojë ndryshimet kushtetuese që do ta hapin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Këtë veprim, sipas Mustafës, kuvendarët do ta bëjnë para se Kuvendi i Kosovës të merr vendim për shkuarje në pushim.
E gjitha kjo vjen si rezultat i presionit të madh ndërkombëtarë e sidomos nga ai amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat