Jahjaga po gabon me heshtjen për Gjykatën Speciale (Video)

Kosova

Jahjaga po gabon me heshtjen për Gjykatën Speciale (Video)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:00

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duhet të ketë rol më aktiv në themelimin e Gjykatës Speciale, thonë deputetët e pozitës dhe opozitës.

Blerim Grainca, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkon që Jahjaga, në bazë të rolit dhe kompetencave që ka, t’ju bëjë me dije deputetëve se Dhomat e Specializuara duhet të krijohen.

Ftesë për me e tregu rolin e saj për këtë çështje, ka edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala, i cili si deputet i PDK-së vitin e kaluar kishte votuar kundër ratifikimit të letërkëmbimit të Jahjagës me ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Catherine Ashton, raporton Rrokum.

Deri tash, kohë pas kohe Jahjaga ka bërë thirrje që institucionet e vendit të gjejnë mënyrë për të përmbushur obligimin ndërkombëtar që Republika e Kosovës ka marrë mbi veti duke ratifikuar si marrëveshje ndërkombëtare letërkëmbimin e saj me baroneshën Ashton. Por, për këtë kanë munguar takimet e saj me liderët politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat