Nënat dhe gratë e Gjakovës, simbole të heroizimit

Kosova

Nënat dhe gratë e Gjakovës, simbole të heroizimit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 14:29

Zgjerimi i mundësive individuale, përgjegjshmëria dhe shpirti i bashkësisë, janë synimet tona për gratë për t’i shërbyer një shoqërie më aktive dhe të organizuar.

Faktori grua në shpërndarjen e së mirës parësore ende nuk ka arritur të artikuloj dhe faktorizoj nevojat e veta në shoqëri. Ky faktor ende ka nevojën e dorës së zgjatur të politikës kryesisht nga mosorganizimi i vet. Për të arritur këtë synim, na duhen për t’u fuqizuar politikisht gratë aktiviste, gratë modele të sukseseve në lëmitë e ndryshme të jetës. Zgjerimi i mundësive individuale, përgjegjshmëria dhe shpirti i bashkësisë, janë synimet tona për grate, për t’i shërbyer një shoqërie më aktive dhe të organizuar. Kjo ishte porosia e një sërë takimesh të zhvilluara nga dega e Gruas Demokratike të Gjakovës bashkë me Kryesinë qendrore, të prira nga kryetarja e GD-së Justina Shiroka Pula.

Ndryshe, kryetarja Pula, e shoqëruar edhe nga anëtaret e kryesisë dhe kryetarja e degës në Gjakovë Arbëresha Kuqi, zhvilluan takimin e parë me punonjëset e kopshtit të fëmijëve “Driola”, ku u bisedua për kushtet e punës, cilësinë e shërbimit për fëmijët, edukimin e tyre etj. “Gratë menaxhere të kopshteve të fëmijëve me siguri se ofrojnë më shumë cilësi dhe edukim për brezat e së ardhmes” tha ndër të tjera kreytarja Pula, duke i përgëzuar stafin drejtues dhe punonjëset për sukseset e arritura dhe i inkurajoi ato për të zgjeruar aktivitetet dhe mundësitë.

Zonja Pula gjatë vizitës së saj në fabrikën “Intertex”, ku gratë si shumica e të punësuarve jetojnë nga puna dhe djersa e tyre, vlerësoi lartë ideatorët dhe kontribuesit për hapjen e saj. “Iniciativat e tilla janë storie e sukseseve dhe si të tilla duhet zgjeruar mundësitë që të kemi anekënd vendit”, porositi Pula.
Përkrahje e madhe për punën e tyre humane u dha edhe në takimet e kryetares Pula me drejtueset e shoqatave të grave me karakter humanitar e rehabilitues “Shtëpia e sigurtë” dhe “Medika Gjakova”. “Puna juaj e çmuar duhet të çmohet lartë si punë e mbijetesës së vet pozitës së gruas në shoqëri, në Gjakovën e pasluftës, pasi nënat dhe gratë e Gjakovës janë simbole të heroizmit e sakrificës për vetë lirinë, andaj duhet të jenë edhe faktorë të ndërtimit të së ardhmes”, u shpreh ajo.

Delegacioni nga kryesia qendrore e GD, gjithashtu vizitoi bletaren e vyer Gjyle Hyseni në fshatin Mulliq të Gjakovës. “Iniciativat e tilla të ndërmarrësisë private, janë kusht për zhvillim të shoqërisë dhe duhet të gëzojnë më shumë mbështetjen e shtetit, pasi i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe jetës nga puna e djersa e vet”, tha kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka Pula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat