Prishtinasit në këto lagje sonte duhet t’i mbyllin dritaret

Kosova

Prishtinasit në këto lagje sonte duhet t’i mbyllin dritaret

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:10

Në Prishtinë po bëhet dezinfektimi hapësinor. E kjo po ndodh aktualisht në disa lagje. Dezinfektimi ka filluar nga ora 19:30 e do të vazhdojë deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka filluar me lagjen “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Veternik”, Zona Industriale dhe kazerma “Adem Jashari”.

Gjatë orëve kur kryhet ky proces nëpër lagjet e caktuara, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, e në të njëjtën kohë bletarët duhet të kenë kujdes për bletët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat