Specialja në riprocedim

Kosova

Specialja në riprocedim

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 08:33

Presioni i madh ndërkombëtar do të mbështesë për “muri” Qeverinë e Kosovës, e cila do të jetë e detyruar që brenda pak ditësh, me disa ndryshime “kozmetike”, t’i riprocedojë ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale.

Por jo vetëm ekzekutivi i vendit, i cili tashmë gjendet përballë presionit të madh ndërkombëtar, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i nënshtrohen presioneve gjatë ditëve në vijim për ta aprovuar Gjykatën Speciale dhe duke mos lejuar që KS i OKB-së të krijojë Tribunal për Kosovën.

Qeveria e Kosovës tashmë ka paralajmëruar riprocedimin për në Kuvend të Amendamentit 24, që dërgon në ndryshimet e nevojshme kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat