Prezantohet hulumtimi “Pse migrojnë Kosovarët”

Kosova

Prezantohet hulumtimi “Pse migrojnë Kosovarët”

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:20

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizojn tryezën me titull “Pse migrojnë Kosovarët?”.

Në tryezë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit të realizuar nga INDEP, të titulluar “Një vështrim mbi imigrimin e kosovarëve në BE: imigrimi si dukuri shumëdimensionale” si dhe gjetjet e hulumtimit të realizuar nga FES, i titulluar “Fluksi i migracionit drejt Evropës-Njerëzit, arsyet dhe mënyrat”.

Punimi “Një vështrim mbi imigrimin e kosovarëve në BE: imigrimi si dukuri shumëdimensionale” shtjellon kontekstin historik si dhe informata të tjera ndihmëse lidhur me forcat që e nxitin emigrimin nga Kosova dhe më pas analiza fokusohet tek eksodi i periudhës 2014-2015.

Po ashtu, në punim elaborohen kontributi i diasporës kosovare, migrimi me qëllim të punësimit dhe kontributi i remitencave në zhvillimin njerëzor dhe përmirësimin e mirëqenies në vend - dhe si lidhen këto dukuri me valën e fundit të emigrimit.

Ndërsa punimi i FES shpalos trendet e migracionit të fundit, duke pasqyruar të dhëna direkte nga fluksi i fundit i njerëzve të cilët personalisht po ndiqnin rrugën e emigrimit, gjatë periudhës prej 8-14 shkurt, ose të atyre të cilët tashmë ishin vendosur nëpër kampet e refugjatëve në Gjermani gjatë muajit shkurt, por të cilët ishin larguar nga Kosova gjatë valës së migrimit të muajve janar-shkurt.

Të dhënat nxjerrin raste të cilat mund të konsiderohen tipike dhe të pasura me informata, si njësi të analizës dhe si kontekst në të cilin ato janë gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat