Shpresa Rama kryetare e të rinjve të PDK-së

Kosova

Shpresa Rama kryetare e të rinjve të PDK-së

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:18

Këshilli Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e RDK-së prej 36 anëtarësh.

Me shumicë votash të anëtarëve të kryesisë, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës u zgjodh Shpresa Rama.

Në këtë takim përveç 81 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli si dhe sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat