Veriut i kthehet normaliteti

Kosova

Veriut i kthehet normaliteti

Më: 29 maj 2015 Në ora: 13:01

Situata e tensionuar që ishte në orët e hershme në Veri të Mitrovicës, për shkak të disa mosmarrëveshjeve rreth një shtëpie mes shqiptarëve dhe serbëve, tani i është kthyer normalitetit.

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë se situata është e qetë dhe se policia është larguar.

“Tani për tani çdo gjë është në rregull, situata është e qetë. Është arritur një marrëveshje ndërmjet gjykatësit dhe drejtorit të policisë që ky ekzekutim i gjykatës të realizohet në një rast tjetër”, ka thënë Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat