Gruaja e Lushtakut nën ‘llupën’ e EULEX-it

Kosova

Gruaja e Lushtakut nën ‘llupën’ e EULEX-it

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:06

Feride Lushtaku, gruaja e kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Gushtakut, një ditë pasi misioni EULEX e ka shpallur dënimin ndaj bashkëshortit të saj, sipas të cilit ai është dënuar për vrasje me 12 vjet burgim, e ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’, përmes së cilit ajo e ka bërë publik emrin e një dëshmitari, i cili në procesin gjyqësor kundër Grupit të Drenicës është dëshmitar i mbrojtur.

Publikimi i emrit të dëshmitarit paraqet vepër penale dhe si i tillë, sipas Kodit Penal të Kosovës është i dënueshëm me burgim deri në 3 vjet, shkruan zëri.

“Prokurorët e EULEX-it janë të vetëdijshëm për këtë postim në ‘Facebook’ dhe ata janë duke e shqyrtuar atë”, ka thënë për zëri.info, zëdhënësi i misionit, Roland Bless.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat