​“Nisma” e Drenasit kundërshton dënimin e “Drenicës” dhe Specialen

Kosova

​“Nisma” e Drenasit kundërshton dënimin e “Drenicës” dhe Specialen

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:23

Kryesia e "Nisma për Kosovën" në Drenas, në mbledhjen e mbajtur sot, duke komentuar ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, shpreh qëndrimet e qarta se nuk do ta përkrahë asnjë vendim i cili është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantëve më meritorë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhe pjesëtareve të saj si dhe kundër interesave të qytetareve të vendit.

"Nisma për Kosovën" në Drenas e kundërshton fuqishëm vendimin e fundit nga gjykata e EULEX-it dhe të gjitha vendimet tjera për dënimin e Komandanteve të UÇK-së dhe të dënuarve të tjerë në rastin "Drenica" pa ofruar asnjë fakt të vetëm, dhe shpreh zhgënjimin e thellë në misionin evropian në Kosovë i cili ka rënë pre e politikës ditore, manipuluesve dhe të gjithë atyre të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetareve të saj. Njëkohësisht gjithashtu edhe njëherë ishte qëndrim unanim i gjithë Kryesisë në Drenas që ta kundërshtojë edhe "Gjykatën Speciale", duke pare se tendenca e krejt kësaj maratone gjykimesh, ka për qellim dënimin e luftës së drejtë të UÇK-së.

"Nisma për Kosovën" në Drenas do të ndërmarrë çdo formë të kundërshtimit të këtyre dy proceseve të ndërlidhura, dhe do jetë në krah të gjithë qytetareve dhe të luftës se drejtë për liri dhe pavar ësi të Kosovës. Ne do të mbështesim çdo qëndrim qytetar pasi kemi marre besimin e tyre dhe do të përdorim forma demokratike të kundërshtimit qytetar të këtyre proceseve të cilët po e dëmtojnë Kosovën dhe të ardhmen e saj, thuhet në komunikatën e “Nismës për Kosovën” nga Drenasi./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat