Komuna e Mitrovicës dhe DRC (KDR) me marrëveshje për bashkëpunim

Kosova

Komuna e Mitrovicës dhe DRC (KDR) me marrëveshje për bashkëpunim

Më: 28 maj 2015 Në ora: 21:52

Komuna e Mitrovicës dhe Këshilli Danez për Refugjat, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në implementimin e projektit “Përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë”, financuar nga Zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë”.
Aktivitetet kryesore të projektit në fjalë janë, krijimi i një Ndërmarrje Sociale për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të riciklueshme. Kjo ndërmarrje do të menaxhohet nga Agjensioni Zhvillimor-Veri (AZHR), në formë të projektit.
Kryetari Bahtiri, falënderoj drejtoreshën ekzekutive të KDR-së, Kristen Stec, për gjetjen e projekteve të përbashkëta për të ec përpara. Ai premtoj vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, për realizimin e projekteve madhore që reflektojnë në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.
Stec, po ashtu falënderoj kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e tij dhe stafit të tij, si dhe për përkrahje të projektit për të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. “Ju falënderoj juve personalisht, por edhe stafin tuaj për mbështetje të këtij projekti dhe projekteve të tjera. Me të vërtet është privilegj të punohet këtu dhe të punohet me ju”, tha drejtoresha Stec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat