“Pishmanët” e AAK-së

Kosova

“Pishmanët” e AAK-së

Më: 28 maj 2015 Në ora: 08:06

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nesër pritet ta japin votën kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ndonëse një qëndrim krejt të kundërt kanë mbajtur në legjislaturën e kaluar.

Derisa disa deputetë të këtij subjekti politik ndryshimin e qasjes rreth Speciales e arsyetojnë, siç thonë ata me “gabime teknike”, analistët politikë vlerësojnë se ky ndryshim i konceptit, sidomos i AAK-së rreth Gjykatës Speciale, nga mandati i kaluar ka të bëjë pikërisht me vazhdimin e qëndrimit të saj në opozitë.

Në legjislaturën e katërt të Kosovës, pro Gjykatës Speciale kishin votuar këta deputetë të AAK-së: Donika Kadaj-Bujupi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Teuta Haxhiu, Kymete Bajraktari, Blerim Shala, Bali Muharremaj dhe Xhevdet Neziraj, përderisa kundër saj kishin votuar vetëm Daut Haradinaj, Ahmet Isufi dhe Time Kadriaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat