​Çollaku në Suedi takon zyrtarë të lartë të këtij shteti

Kosova

​Çollaku në Suedi takon zyrtarë të lartë të këtij shteti

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:07

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, po qëndron sot në vizitë zyrtare në Stokholm të Suedisë, ku është pritur në takime nga zyrtarë të lartë shtetëror.

Në takimin që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom kanë diskutuar për rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin bilateral të të dyja shteteve duke rikonfirmuar sërish mbështetjen e këtij shteti ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.

Duke e falënderuar për kontributin dhe ndihmën që Suedia i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi në shumë forma që kanë ndikuar direkt në konsolidimin e shtetit, ministri Çollaku e ka njoftuar atë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës drejt përmbushjes së agjendës evropiane.

Përmbyllja me sukses e dialogut për liberalizimin e vizave si dhe nënshkrimi i MSA-së, ka thënë se janë dy prioritetet në këtë drejtim të cilat Kosova synon t'i realizoj gjatë këtij viti, kështu duke përmbushur vullnetin e qytetarëve dhe tërë klasës politike në vend.

“Kam zhvilluar një takim shumë të rëndësi shëm bilateral me ministren Wallstrom me të cilën këmbyem pikëpamje të përbashkëta lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Sa i përket agjendës evropiane të Kosovës, hasa në mbështetje të plotë nga ministrja lidhur me dy proceset kyçe në këtë aspekt që jemi duke kaluar tani, si për nënshkrimin sa më të shpejt të MSA-së dhe natyrisht të përmbylljes sa më të shpejt të procesit të liberalizimit. Qeveria e Suedisë e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme në procesin e integrimit evropian” ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.

Ministri Çollaku ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Suedisë të cilët i ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e agjendës evropiane dhe progresin e shënuar në këtë drejtim.

Në këtë frymë ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë tà « Jashtme dhe atij për çështje të BE-së.

Takim ka zhvilluar edhe me sekretarin e shtetit, nga Ministria e Drejtësisë, Lars Westbratt.

Më tej ka takuar edhe përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar (SIDA), me të cilët kanë diskutuar për asistencën ndaj Kosovës në kontekst të agjendës zhvillimore 2014-2020 që kap vlerën prej 10 milion euro në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat