Ferati: Koalicioni me PDK-në nuk e rrezikon ndarjen brenda LDK-së

Kosova

Ferati: Koalicioni me PDK-në nuk e rrezikon ndarjen brenda LDK-së

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:25

Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se zgjedhjet e brendshme në këtë parti po dëshmojnë se ajo është e para për demokraci.
Ai, për Klan Kosovaka thënë se në Kuvendin Zgjedhor nuk do të ketë ndarje shkaku i koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Me këto zgjedhje LDK, dëshmon se është e para në vend për demokraci. Koalicioni me PDK-në në këto zgjedhje nuk reflekton, përkatësish nuk do të ketë ndarje si në të kaluarën me LDD-në. Në një proces demokratik nuk ka fuqi ta ndajë LDK-në. Kuvendi zgjedhor duhet të jetë demokratik”, ka thënë Sadri Ferati.

Ai kujtoi edhe rastin e zgjedhjes së Isa Mustafës për të parin e LDK-së, kur ish-lideri i kësaj partie, Fatmir Sejdiu, nuk u largua nga partia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat