Ymeri: Specialja konteston sovranitetin e vendit

Kosova

Ymeri: Specialja konteston sovranitetin e vendit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se shpërthimi fashistë i Qeverisë së Maqedonisë ishte reflektim i karakterit të këtij shteti, i cili duhet të ndryshojë. Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se qeverisja aktuale nuk ndryshon nga ato të mëhershmet në asnjë aspekt. Kjo qeveri, sipas tij po sjellë edhe Gjykatën Speciale që krijojnë një sistem paralel të drejtësisë në vendin tonë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shpjeguar arsyet pse subjekti i tij politik ka qenë kundër kësaj gjykate dhe arsyet pse do të votojnë kundër saj me 29 të këtij muaji. Mes tjerash, Ymeri vë në pah tri arsyet që sipas tij i bëjnë dëm të madh Kosovës me funksionalizimin e kësaj gjykate.

“Përmes krijimit të kësaj gjykata dhe pastaj përmes punës së saj do ta kemi një proces të rishkrimit, ose të rikuptimësimit të historisë së vonë të Kosovës përmes së cilës tentim gjenocidi që ka kryer pushteti serb përmes forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovës, meqë rast i vrau 12 mijë qytetarë të Kosovës, civil dhe po ashtu 2 mije e 500 ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqë rast i dhunoi mbi 20 mijë gra të Kosovës, i dëboi gati se 1 milion dhe po ashtu i shkatërroj gati 120 mijë shtëpi tash po zëvendësohet me një proces gjyqësor i cili do të jetë i përqendruar te pjesëtarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Ymeri shtoi se kjo gjykatë që drejtë për së drejti është sponsorizuar nga Serbia dhe aleati i saj Rusia, ka për qëllim që ta instaloj logjikën e një drejtësie selektive brenda Kosovës, sepse gjykata do të merret vetëm me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës dhe në asnjë mënyrë me ata persona të cilët të veshur me uniformën e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë kanë kryer krime në Kosovë.

“E treta që është po aq e dëmshme që përmes procesit dhe krijimit të kësaj gjykate të specializuar i tërësistemi juridik, i tërë sistemi gjyqësorit në Kosovë po ndahet në dysh duke krijuar një sistem plotësisht paralele dhe autonomë të pavarur nga Kosova përbrenda Kosovës, dhe kjo është drejtpërdrejtë atakim dhe minim i sovraniteti të Kosovës”, theksoi Ymeri.

Për Ymeri, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është një proces që është dashur të fillojë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e jo tani kur vendi ka hyrë në vitin e tij të tetë të pavarësimit. FAK, sipas tij do të duhej të ishte garant i sovranitetit të Republikës në njërën anën dhe i integritetit territorial të vendit në anën tjetër.

Ymeri duke komentuar idetë që brenda FAK të krijohet një batalion i veçantë me ushtar serb e të cilët do të kishin një ”pavarësi”, brenda FAK,vlerëson se kjo assesi nuk duhet të ndodh, pasi që FAK duhet të jetë një ushtri unike dhe e pandashme.

“Për VV është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë ushtri me kompetenca të plota. Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e armatosur dhe me pjesëtarë sipas nevojave që ka Kosova duke pas parasysh problemin dhe rrezikun që e ka nga vendet përreth e veçanërisht nga Serbia, e cila vazhdimisht shfaq pretendime territoriale karshi Kosovës, dhe e treta është Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë unik e të jetë epandashme”, nënvizoj Ymeri.

Subjekti i tij politik ka qenë vazhdimisht i zëshëm në kritika ndaj koalicionit qeverisës Mustafa-Thaçi, koalicion i cili siç thotë Ymeri e ka vendosur sërish Kosovën në binarët ku ishte ajo edhe para zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar.

“Kjo Qeveri e Kosovës edhe pse po thirret qeveri e re e Kosovës, në fakt është qeverisje e cila ka mendësinë e njëjtë qeverisëse me atë që kemi parë në qeveritë e kaluara të Kosovës, sikur në raport me negociatat me Serbinë, si në raport me koncesionet e vazhdueshme që bën karshi Serbisë, sikur në raport me shpenzimin e parasë publike, sikur me kontratat super të shtrenjta me vazhdimin e autostradës që do ta lidhte Shkupinme Prishtinën. Edhe një autostrade që po ndërton Bekteli... Nuk ka asnjë element që tregon se kjo qeveri do të jetë ndryshe prej asaj që kemi parë deri më tash”, deklaroi Ymeri.

Ai foli edhe për gjendjen ekonomike të vendit duke thënë se problemi kryesor i Kosovës me ekonominë ka të bëjë se Kosova nuk prodhon asgjë. Hapësira për të prodhuar, siç thotë Ymeriështë e ngushtë në vendit tonë dhe se janë dy arsye që pengojnë prodhimin: epara ka të bëjë me atë se tregu është i vërshuar nga mallrat që futen në Kosovë pa kurrfarë kritere shpeshherë të pa kontrolluar dhe e dyta ka të bëjë me vështirësitë që kanë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’u financuar, e që sipas Ymerit lidhet me kreditë e pa përballueshme të bankave komerciale.

Lideri i zgjedhur jo shumë muaj më parë i Vetëvendosjes në këtë intervistëpër KosovaPress ka folur edhe për planet e tij me Vetëvendosjen si dhe me frymën e re që do ta sjell në këtë subjekt, duke thënë se gjëja e vetme që po bënë lidershipi i ri i këtij subjekti për dallim nga qeverisja e kaluar, është të zgjeroj strukturat e saja në Kosovë, si dhe të rris kontakte me partitë evropiane e që kanë orientim të majtë.

Ymeri ka folur edhe për raportet e këtij subjekti me Ambasadën Amerikane në Kosovës, raporte këto që shpeshherë janë shfaqur si të çuditshme nëpër medie, madje ka pasur edhe hezitim të Ambasadës Amerikane që në takimet e ndryshme me subjekte politike në vend të jetë e pranishme edhe kjo lëvizje.

Kjo sipas, Ymeri vazhdon të mbetet e paqartë edhe mëtej, ndonëse thekson se ky qëndrim iambasadës së njëri ndër vendet më të fuqishme të botës është i nxituar nga qëndrimet dhe reagime e ish-ambasadorit Cristofer Dell.

“Prej se Lëvizja Vetëvendosje ekziston kemi qenë të hapur që të takohemi me ta dhe të këmbejmë qëndrimet tona me ta, t’u tregojmë nga dora e parë se çfarë mendojmë për çështje të caktuara, dhe deri tash ka pasur një ngurrim të them ashtu, një refuzim nga Ambasada e SHBA-ve për ta takuar LVV, gjë që ka qenë vazhdimisht e pakuptueshme për ne. Nuk e kuptoj edhe sot pse Ambasada Amerikane edhe sot vazhdon të hezitoj të takoj LVV, kur kemi parë se diplomacitë gjithandej nëpër botë se kanë apetit të takojnëpërfaqësuesit politik pavarësisht prej nga vijnë ata. Mendoj që është e pa pranueshme që t’u kërkohet udhëheqësve institucional të Kosovës të takojnë Daçiqin e Millosheviqit e Vuçiqin e Sheshelit e ndërkohë të thuhet se nuk e takojmë LVV-në”, potencoi Ymeri.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes në mes tjerash ka folur për qeverisjen e Prishtinës, qeverisje e cila sipas tij ka merita në ndalimin e ndërtimeve pa leje, në dhënien e kifleve në shkolla për nxënës të ciklit të ultë, për instalimin e autobusëve të rinj që pritet të arrijnë një kontingjent i tyre brenda muaji shtator, si dhe të arritura të tjera. Mirëpo, Ymeri vlerëson se qytetarët mund të jetë të pakënaqur me atë që shohin në Prishtinë, pasi qëkryeqyteti ka shumë probleme tashmë të trashëguara nga qeverisja 15 vjeçare e Prishtinës nga LDK, dhe kësisoj kërkesat për ndryshime në Prishtinë janë shumë të mëdha.

Ymeri nuk lënë pa komentuar edhe ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe reagimin e Prishtinës zyrtare karshi kësaj situate, duke thënë sereagimet kanë qenë të gabueshme, duke mbajtur anën e Gruevskit ,dhe se si të tilla do të ishte më mirë të mos bëheshin fare.

“Ka qenë përkrahje e pakusht për aksionet e Gruevskin dhe policinë e tij, një reagim i tillë më mirë të mos kishte ndodhur fare që ishte i gabueshëm... ajo që e kemi pa, këtë shpërthim fashistë edhe në deklarata dhe vepra të eksponentëve të qeverisë së Gruevskit është vetëm reflektim i karakterit të Maqedonisë që duhet ndryshohet, duke filluar nga Kushtetuta e deri te dokumentet tjera themeltare në mënyrë që shqiptarët t’i realizojnë të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, qytetarët shqiptar në Maqedoni që përbëjnë rreth 30 për qind të popullatës atje, vazhdoj edhe pas luftës së 2001-ës edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, situatë kjo e cila duhet të ndryshoj sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat