​Në Këshill Prokurorial më nuk do të jenë anëtarë Kryeprokurori dhe ministri i Drejtësisë

Kosova

​Në Këshill Prokurorial më nuk do të jenë anëtarë Kryeprokurori dhe ministri i Drejtësisë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:32

Ministri i Drejtësisë dhe Kryeprokurori i shtetit , nuk do të jenë më anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kështu është vendosur sot nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, ka treguar arsyet pse është hequr Kryeprokurori nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Haxhiu: Pasi nuk kishte të drejtë vote duhet të hiqet në tërësi

“ Sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë kryeprokurori ka qenë anëtar i Këshillit Prokurorial pa të drejtë vote . Kësisoj grupi punues ka vlerësuar se me që është pa të drejtë vote duhet ta heqim në tërësi”, tha Haxhiu.

Deputetja Haxhiu po ashtu tha se as ministri i Drejtësisë më nuk do të jetë anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë ka propozuar që edhe tre anëtarë, jo prokurorë, do të jenë anëtarë të Këshillit Prokurorial.

Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë Speciale i cili gjatë shqyrtimeve të projektligjeve të gjyqësorit ka qenë pjesëmarrës, me këtë rast ka thënë se nuk ka logjikë të mbetet anëtar Kryeprokurori pa pasur të drejtë vote.

Kelmendi: Nëse kryeprokurori mbetet anëtar të ketë drejtë vote, nëse jo të hiqet nga KPK

“Kryeprokurori i Shtetit nëse duhet të mbetet anëtar i Këshillit atëherë ai duhet të ketë të drejtë vote përndryshe nuk është parë arsyeja që ai të jetë anëtar i Këshillit nëse do të ishte vetëm si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Andaj ne kemi dhënë dy alternativa. Një nëse mbetet anëtar të ketë drejtë votë sikur gjithë anëtarët tjerë dhe Dy nëse nuk ka të drejtë vote ai të hiqet në tërësi nga përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Kelmendi.

Komisioni për Legjislacion shfaqi dilema se me çfarë forme do të duhej të votoheshin me konsensus apo me 61 vota të deputetëve. Po ashtu është vendosur që kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i KPK-së nuk do të kenë mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

Ndërsa gjatë shqyrtimit të kësaj pike kishte një përplasje fjalës mes Donika Kada-Bujupit dhe Selvije Halimi.

Deputetja nga AAK-ja ka thënë se pozita ka dështuar të emërojë Ombudspersonin e Kosovës

Kada-Bujupi: Partneret e koalicionit dështuan në emërime

“I keni sjell ka katër emra , s’jeni marrë vesh si partner të koalicionit prandaj kanë ra nuk bëhet fjalë për mos votim të deputetëve prezent ta pastrojmë këtë punë bëhet fjalë për mosmarrëveshje politike ndërmjet mazhorancës sepse i keni pru ka katër vetë katër PDK, katër LDK s’keni mbërri me u marr vesh edhe keni dështuar. Do të thotë nuk bëhet fjalë në asnjë moment që deputetët kanë atyre nuk e paskan votuar ose kanë qenë neglizhent ose të pa përgjegjshëm, është thjeshtë një mosmarrëveshje ndërmjet partnerëve të koalicionit e cila i ka dështuar në emërimet në institucionet thelbësore ”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Halimit e cila ka thënë se Ombudspersoni nuk mund të jetë person politik.

Halimi: S’mundemi t’iu hedhim hi syve

“Nuk mundet Ombuspersoni me qenë person që përkrahin dy apo tri parti politike. Duhet me qenë person jo politik . Dhe nëse e keni në ndërdijen e juaj se këta s’po mundemi me pru një njeri politik atëherë s’po më jepni me kuptuar që në të ardhmen në qoftë se vini në pushtet paskeni me punuar jo politikisht Donika..të lutem Donika..s’un i qesim hi syve ”, ka thënë Halimi.

Ndërsa për çdo vendim të Komisionit për ndryshimet e projektligjeve kanë heqë dorë Lista Srpska, pasi anëtarja e saj Milena Miliçeviq e cila ka thënë se tërhiqet nga votimi për këto ndryshime.

Përveq raportit të Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës sot Komisioni edhe disa projektligje tjera të cilat duhet të shkojnë me urgjencë në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat